Adnan Januzaj, ai mesfushori me tipare të avancuara që braktisi Shqipërinë dhe Kosovën për Belgjikën ka shënuar një supergol në ndeshjen kundër Anglisë. Futbollisti me origjinë shqiptare kaloi Belgjikën në avantazh në minutën e 51′ duke e zhbllokuar ndeshjen në 1-0. Me këtë rezultat, Belgjika del e para në grup.
Lojtari i Real Sociedat lëshoi një silurë nga hyrja e zonës duke e pushuar topin në cepin e portës së Picford. Portieri i Everton-it u dorëzua para gjuajtjes së shqiptarit. Januzaj ishte në mëdyshje për përfshirjen në listën e kampionat botëror, por tashmë duket se trajneri Martinez ka bërë zgjedhjen e duhur. Një ndeshje si titullar dhe një supergol. Ok, nuk ka vjen shumë mirë!