Organizata “Small Arms Survey”, ka publikuar disa të dhëna interesante sa i takon armatimit të vendeve në botë. Sa i takon rajonit tonë, në krye qëndrojnë Serbia dhe Mali i Zi. Fjala është për armët e lehta, ku këto dy shtete kanë nga 39.1 armë për 100 banorë.
Pas tyre renditet Bosnja dhe Hercegovina me 31.2 armë për 100 banorë dhe Maqedonia 29.8. Kosova renditet pas vendeve fqinje, me 23.8 armë për 100 banorë, ndërsa Shqipëria qëndron më së miri nga shtetet fqinje, me 12.03 armë zjarri për 100 banorë. Sipas organizatës “Small Arms Survey”, numri i zotërimit të armëve të vogla nga ana e qytetarëve në botë është në rritje.
Vlerësohet të jenë më shumë se 1 miliard armë zjarri në botë, e që është një rritje prej 17% gjatë 10 vjetëve të fundit. Shtetet e Bashkuara të Amerikës renditen në vendin e parë për vitin 2017 sa i përket posedimit të armëve nga civilët.
Amerikanët kryesuan edhe në anketimet e vitit 2007, duke zotëruar 270 milionë armë, të cilat u përkthyen në 90 armë për çdo 100 banorë. India dhe Kina, të cilat secila kanë popullsi prej rreth 1.3 miliardë njerëzish, renditen në vendin e dytë dhe të tretë.
Kontrolli i armëve është një temë e nxehtë politike në Shtetet e Bashkuara, pas një valë të shtënash masive në shkolla dhe vende publike. Administrata Trump ka thënë se do të punojë për të përmirësuar sigurinë në shkolla, por nuk ka bërë kërkuar ndonjë legjislacion të ri kombëtar për kontrollin e armëve.