Qeveria ka bërë kundërofertën e fundit lidhur me ndërtimin e aeroporti të Vlorës dhe pret reagimin e palës tjetër për të marrë një kontratë, që mbron deri në fund interesin publik.
Kështu deklaroi të martën nga Durrësi Kryeministri Edi Rama, pas mbledhjes së qeverisë të zhvilluar në këtë qark.
“Pritet finalizim i negociatave për aeroportin e Vlorës. Shpresojmë të konkludojmë, pasi kemi bërë kundërofertën e fundit. Të presim reagimin e palës tjetër për të marrë një kontratë, që mbron deri në fund interesin publik në raport me këtë vepër të madhe, që kryhet nga një konsorcium i madh ndërkombëtar që po ndërton edhe aeroportin e Stambollit, i cili do të jetë aeroporti më i madh në botë”, – tha Rama.