Ish kryeministri Fatos Nano, shpeshherë tërheq vëmendjen me postimet që bën në rrjetet sociale. Këtë herë ish kryeministri ka ndarë me ndjekësit një kujtim nga e shkuara, me mikun e tij Ylli Bufi, kur ishte akoma student. Në mesazhin që shkruan krahas fotos, Nano kërkon të motivojë të gjithë përkrahësit ndër vite, duke përfshirë këtu edhe brezin e ri.
“Dikur ishim student të thjeshtë, por punuam dhe pasi nuk rreshtëm kurrë së punuari, i arritëm qellimet tona.Mos u dorëzoni kurrë, Foto e vjetër me mikun tim #Yllibufi. Me respekt #fatosnano”, shkruan Nano.