Loading...

I shpëtoi Vettingut, përfitime financiare për Adriatik Llallën. Do marrë gjysmën e pagës për tre vjet me radhë pa punuar, sa përfitojnë Gjyqtarët dhe Prokurorët

Pas ndërprerjes së procesit të Vettingut për Adriatik Llallën, tashmë ish-Prokurori do të përfitojë edhe shpërblim. Ai do të marrë për 3 vite me rradhë gjysmën e pagës që merrte kur ushtronte detyrën e Prokurorit. Sipas ”Shqiptarja.com” Llalla do të marrë edhe tre paga të plota pas përfundimit të mandatit si kryeprokuror. Kjo mund të jetë edhe një nga arsyet se pse ish-kryeprokurori u angazhua fort për t’i shpëtuar procesit të Vetingut, ku në përfundim ose do të shkarkohej ose do të konfirmohej në detyrë.

Por cila është baza ligjore e shpërblimit për ish-kryeprokurorin?

Pika 2 e nenit 56 të ligjit të Vetingut, parashikon që pas dhënies së dorëheqjes, subjekti i rivlerësimit ka të drejtë të përfitojë pagesë kalimtare, sipas nenit 7, pika 1, të ligjit “Për pensionet shtetërore suplementare të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit”. Neni 7 ndan në grupe zyrtarët e lartë të shtetit që përfitojnë paga të plota dhe gjysmë page pas largimit nga detyra.

Llalla, duke qenë ish-kryeprokuror, hyn në grupin e parë. Për personat e grupit të parë, pika e parë e nenit 7 të ligjit për pensionet shtetërore suplementare, parashikon që pas largimit nga funksioni, u jepen tri paga mujore të funksionit dhe pas këtyre pagave marrin 50 për qind të pagës referuese, për aq kohë sa kanë punuar në funksione të tilla, por jo më shumë se 3 vjet nga momenti i largimit nga ky funksion. Pra me anë të dorëheqjes, ish-kryeprokurori duhet të qëndrojë 15 vite larg drejtësisë së re, por aga ana tjetër, do të marrë deri në tre vite gjysmën e pagës pa punuar.

Sa përfitojnë të tjerët

Shtatëmbëdhjetë prokurorë dhe gjyqtarë dhanë dorëheqjen nga sistemi i drejtësisë për t’i shpëtuar skanimit të trefishtë të Vetingut. Edhe këta do të përfitojnë nga pika 2 e nenit 56 të ligjit të Vetingut, por jo aq sa ish-kryeprokurori Adriatik Llalla. Anëtarët e Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese që kanë dhënë dorëheqjen do të marrin dy paga mujore të funksionit dhe pas këtyre pagave marrin 50 për qind të pagës referuese, për aq kohë sa kanë punuar në funksione të tilla, por jo më shumë se 3 vjet nga momenti i largimit nga ky funksion.

Ndërkaq, gjyqtarët dhe prokurorët e niveleve të tjera, nuk reflektohen në pikat e nenit 1 të ligjit për pensionet shtetërore, por megjithatë, ata janë parashikuar si përfitues në pikën 2 të nenit 56 të ligjit të Vetingut.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com