Loading...

I shoqi humbi jetën në paraburgim, Entela Ftoi bën paralajmërimin ekstrem: Do të var veten!

Ndërkohë që kanë kaluar rreth 3 javë nga vdekja e të riut Enea Ftoi në ambientet e paraburgimit të Korçës, bashkëshortja e tij ende nuk është e qetë. Ajo kërkon ndihmë pasi bashkë me tre fëmijët e saj të mitur fle në qiell të hapur.

“Prej dy javësh fle së bashku me tre fëmijët jashtë. Flemë tek Pazari dhe në lulishte të qytetit.Nuk kam asnjë të ardhur. Fëmijët ka disa ditë që nuk ushqehen, askush nuk më ka ofruar ndihmë. Kërkoj një shtëpi ku të strehohem bashkë me fëmijët, në të kundërt do var veten. Policia që më vrau burrin, të na vrasë ne të katërt”, ka rrëfyer e reja me lot në sy.

Pas vdekjes së të shoqit, Entela bashkë me fëmijët 5 vjeç, 3 vjeç dhe 1 vjeç, u largua nga shtëpia e tij dhe për pak kohë jetoi tek prindërit, të cilët gjithashtu bën apel pasi nuk kishin mundësi ta mbanin.

“Tani jetoj tek gjyshja, pasi prindërit e Eneas nuk kanë për vetë mundësi ekonomike. Nëse shteti nuk merr masa për mua, unë do të varem me gjithë fëmijë. Nuk kam shpresë tjetër”, është shprehur ajo më herët.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com