Fitorja e Zvicrës mbrëmjen e kaluar kundër Serbisë dhe festimi i dy futbollistëve shqiptarë që shënuan golat, Xhaka dhe Shaqiri, duke bërë me duar shqiponjën, u bë kryefjala e mediave gjatë këtyre orëve. Jo vetëm mediat shqiptare, por edhe ato të huaja, kanë shkruar për këtë ngjarje që bëri krenar popullin shqiptar.
Britanikja ‘The Sun’ ka vendosur në faqe të parë flamurin shqiptar dhe dy futbollistët Xhaka dhe Shaqiri teksa bëjnë me duar shqiponjën.
“Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri bëjnë shqiponjën e Shqipërisë kundër Serbisë, pasi shënojnë për Zvicrën.”- shkruhet në faqen e parë.
“Festimet e golave të Xhakës dhe Shaqirit sjellin politikën e Ballkanit në Kupën e Botës”.- ka shkruar ‘The guardian’