Policia franceze ka shkatërruar një organizatë shqiptare të trafikut të drogës nga Holanda në Francë.
Siç shkruajnë mediat franceze, arrestimet janë bërë gjatë mëngjesit.
Pesë shqiptarë po udhëtonin me një makinë nga Holanda dhe kishin mbërritur në Saint-Etienne.
Hetuesit e Grenobles prej disa muajsh kishin rënë në gjurmët e rrjetit të shqiptarëve që furnizonin rajonin e Rhone-Alpes me heroinë.
Ata kishin planifikuar që të bënin një dërgesë në Saint-Etienne.
Pesë shqiptarët janë kapur në makinën me të cilën po udhëtonin.
I gjashti, jetonte në Saint-Etienne dhe do të merrte në dorëzim ‘mallin’.
Gjashtë të dyshuarit janë paraqitur para gjykatës në Grenoble.
Katër prej tyre u lanë në arrest, dy u liruan./Syri.net