Loading...

Hashashi ngel prapa, Shqipëria po bëhet “zonja” e një droge më të fortë

Raporti vjetor i Drogave 2018, i sapopublikuar nga UNODC (Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimet), nuk ka pasur ndonjë risi për Shqipërinë, sa i takon tregut të Kanabisit.

Ky raport tregon se Shqipëria dhe Holanda janë dy vendet më të përmendura për trafikun ndërkombëtar të barit të kanabisit të ndjekura në distancë nga Çekia.

Por çfarë thotë raporti në lidhje me trafikun e heroinës në vendin tonë?

Në hartën globale, Shqipëria është e përfshirë në rrugën e trafikimit të heroinës nga Azia, me origjinë nga Afganistani, që kalon përmes Turqisë dhe më pas i drejtohen Europës Perëndimore, raporton Monitor.

Bullgaria është një tjetër shtet që përfshihet në këtë gjurmë.

Raporti i referohet zhvillimeve të vitit 2016.

Shqipëria dhe Holanda raportuan asgjësimin më të madh të bimëve të kanabisit në Evropë gjatë viteve të fundit (Shqipëria raportoi asgjësimin e 5,205 fushave në vende të hapura me një total prej 2,536,288 bimë kanabis në vitin 2016 dhe Holanda njoftoi asgjësimin e 5,856 plantacioneve të brendshme me gjithsej 994,068 bimë të kanabisit.), sipas raportit të UNODC

Shqiptarët përmenden edhe për aktivitetin jashtë vendit, ku në Belgjikë, grupe nga Shqipëria përdorin “zonjat” lokale për të kontrolluar femrat që janë trafikuar për shfrytëzim seksual dhe për t’u siguruar që ato transportojnë drogë.

Ky është viti i tretë radhazi që Shqipëria përfshihet në raportin botëror të drogave. Në raportit e vitit 2017, Shqipëria, përmendej si një nga vendet kyçe në trafikimin, prodhimin e barit të kanabisit, madje dhe përdorimin e substancave të forta psikotike nga të rinjtë. Shqipëria përmendej gjithashtu një nga vendet me evidenca të forta në përfshirjen e grupeve të krimit të organizuar në trafikun e heroikës, kokainës dhe kanabisit.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com