Vendosja e sinjalistikës së nevojshme turistike për lehtësimin e vizitorëve, është hapi i parë që shënon zbatimin e programit të ri të qeverisë për zhvillimin e agroturizmit nën siglën “100 fshatrat”.
Ekspertë të ministrisë së Bujqësisë, shprehen se, janë hapur procedurat e prokurimit publik për “Përmirësimin dhe rritjen e kapaciteteve pritëse, vendosja e sinjalistikës turistike në destinacionet e agroturizmit në “100 fshatrat”, në plazhet me rrezikshmëri të lartë për shëndetin dhe sigurinë fizike, si dhe tabelat me rregullat e arta”.
Sipas ekspertëve, në hartën e 100 fshatrave që paraqet orientime të qarta për zonat agroturistike, janë përzgjedhur ato zona që kanë potencial turistike dhe si të tillë kanë nevojë për plotësimin me sinjalistikë për të lehtësuar vizitorët.