Deputeti Lëvizjes Vetëvendosje, Adem Mikullovci, ka deklaruar sot se në Kodin Penal, duhet të futet edhe Kanuni.
Mikullovci e ka argumentuar qëndrimin e tij, duke u shprehur se Kodit Penal duhet t’i vijë “erë” shqip.
“Nuk më pëlqeu fort, se nuk po i vjen erë shqip këtij projekt-kodi.
Mendoj se do u ishte dashur të mbështeten ata ekspertët tuaj pak edhe në Kanun, edhe në traditën e pleqve.
Pleqëria jonë ka zgjidhur konflikte që nuk ka ditur asnjë jurist t’i zgjidhë.
Posaçërisht u ndala në dhunën në familje. Ky ligj nuk mund të aplikohet si në Angli, Amerikë e tjera vende.
Ne jemi tjetër dhe duhet t’iu tregojmë që jemi tjetër”, ka thënë Mikullovci.
Ai mori përsipër të sillte edhe një shembull, si për të ritheksuar mendimin e tij.
“Të marr një shembull sipas këtij ligji.
Nëse gruaja e padit burrin e burri shkon dy vjet në burg, e kur të kthehet prej burgu a e pret ajo grua në shtëpi, tregomëni?
Mandej, le të flasin ata çka të duan, por pa e rrahur fëmijën, fëmija nuk bëhet ‘terbije’, kot më tregoni ju mua dhunën në familje. Mendoj që tepër po mundohemi të bëhemi anglez.”