Një grua është gjetur e plagosur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Pogradec. Nga dyshimet e para, policia dyshon se kemi të bëjmë me një plagosje aksidentale nga ndonjë aksident.
Në njftimin e policisë thuhet se; “Më datë 07.06.2018, rreth orës 05:20, jemi njoftuar se në aksin rrugor Pogradec-Korçë, në vendin e quajtur “Lapidari i Petrushës” është gjetur e dëmtuar një shtetase rreth 40 vjeçe, në anë të rrugës, e cila dyshohet se mund të jetë aksidentuar nga ndonjë automjet, që më pas është larguar nga vendngjarja”, sqaron policia.
E plagosur u transportua në Spitalin e Pogradecit për të marrë ndihmë mjekësore, ku aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Ndërkohë policia ka ngritur një grup hetimor dhe po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.