Loading...

Gomarllëk të thuhet se qeveria pengon hapjen e negociatave me BE-në!

Gomarllëk të thuhet se qeveria pengon hapjen e negociatave me BE-në!

Shkruan Arben Duka

Në SHQUP dhe Në LSI,
vazhdojnë recitimet,
se Rama po bën gjithçka,
mos hapen bisedimet!

Kjo nuk është injorancë,
po ligësi e vërtetë,
se Komisioni Europian,
Ramës i ka vënë notën Dhjetë!

Se Komisioni Europian,
që korrigjon detyrat e shtëpisë,
ka kërkuar të hapen pa kushte,
bisedimet me Republikën e Shqipërisë!

Dyshja malinje që thamë,
vuri në punë kryqëzatat,
mbasi e nxinte gjithë ditën,
në darkë kërkonte negociatat!

Shqipëria nuk është pa probleme,
por për reformat është e angazhuar,
po në SHQUP nisin thashethemet,
që shkojnë në BE duke u amplifikuar!

Këtu opozita ka bërë,
fushatë të zezë-të vërtetë,
njëqind herë në ditë përsëritin të tërë,
se këtu kemi të bëjmë me një narko-shtet!

Kur përfundimi ka dalë,
nga mjedise të ndyra shqiptare,
BE-ja mund të thotë: “Hëngshi kokën!.”,
dhe s’ka pse ta dijë për neve fare!

Kur kundër hapur kanë lobuar,
si mund të akuzojnë tani qeverinë,
s’janë ndalur një çast këta qen të helmuar,
duke hedhur male balte mbi Shqipërinë!

Si për të vërtetuar narko-shtetin,
një bojë të zezë i kanë dhënë gjithë vendit,
me një përgjim kanë “vërtetuar”,
se drogën e manaxhon Ministri i Rendit!

Përgjimi i SHQUPIT do zbuloi,
pa dyshim pisllëqe të mëdha,
po kur PD-ë gjithandej e denoncoi,
ai gjurmët e veta i la!

Nuk është se na do kaq shumë,
Europa kurvë dhe e plakur,
kuptohet që keq reagoi,
kur pa një gazetar kokëmadh të përgjakur!

Ai me gurë u godit nga të tijtë,
është fakti që dimë të tërë,
po duke bërë xhiron e Botës,
ai dëmin e madh e ka bërë!

Dhe një javë e mbaron historia,
hapen a nuk hapen bisedimet,
po e dimë që SHQUPI dhe LSI-ja,
i kanë bërë të gjitha sabotimet!

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com