Loading...

“Gogolët e korrupsionit”, Donald Lu zhgënjimi i madh i avokatëve shqiptarë!

Avokatët janë si gjuetarët. Gjithmonë janë në përgjim dhe në kërkim të gjahut të tyre. Këtë fillim viti ishin të lumturuar duke besuar se peshqit e mëdhenj do përfundonin në rrjeten e drejtësisë. Dhe për avokatët fillonte ‘sezoni i mjaltit’, pasi ata e njohin si askush fuqinë ekonomike të klientëve që i prisnin për prokurë. Sepse me duart e tyre avokatët kanë majmuar prokurorë e gjyqtarq duke i sajdisur me miliona euro …!

Dhe së fundi menduan të ndërrojne rolet. Ky besim i verbër buronte nga përbetimi e insistimi i Ambasadorit Lu dhe i koleges se tij të BE,Vllahutin. E ku kishte me mire sesa të kishe klient Llallën, Petrit Fushen apo Ramadan Trocin, të cilët nëse shpallin realisht pasurinë konkurojnë top-listën e miliarderëve.

Por gjithçka po venitet e shpresa e avokatëve mbështillet me zhgënjim. Gogolët e korrupsionit në drejtësi po çimentohem për të mos u tundur bashkë me pasurinë…e në rrjeten e grisur të avokatisë priten vetëm cironkat që kanë shkelur semaforin e ndonje psikopat, pijanec e bixhozxhi që ka dhunuar gruan!/

Përgatiti Guxim Alimani

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com