Futbolli shqiptar është në zi, presidenti i Federatës Kosovare të Futbollit, Fadil Vokrri ka ndërruar jetë. Një ngjarje e papritur për të gjithë, pasi presidenti i Federatës kosovare u nda nga jeta në moshën 57-vjeçare. Ai pati një komplikim shëndetësor dhe nuk mundi t’i shpëtonte.
Vokrri u dërgua me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pasi gjendja e tij ishte rënduar më tepër. Dyshimet e para lidhen me një sulm në zemër. Fatkeqësisht, ai nuk mundi t’ia dalë mbanë dhe ndërroi jetë.
Vokrri do të mbahet mend si presidenti i parë i FFK-së, ai ndihmoi në pranimin e futbollit kosovar në FIFA dhe UEFA. Vokrri ndihmoi dhe në rritjen e nivelit të këtij sporti.