Loading...

Gjiknuri: Sezoni veror pa problem për energjinë elektrike, kemi marrë masa

Turizmi po kthehet në motorin e zhvillimit ekonomik të vendit. Investimet e kryera në infrastrukturë janë të një rëndësie të veçantë për të zhvilluar më tej turizmin. Për të ndihmuar turizmin, ministria e Energjetikës dhe Infrastrukturës dhe Ministria e Brendshme kanë vendosur të ndalojnë qarkullimin e mjeteve të tonazhit të lartë gjatë fundjavës.

Ministri i Energjetikës dhe Infrastrukturës, Damian Gjiknuri u shpreh se, “nuk është rastësi që turizmi po kthehet në motorin e zhvillimit ekonomik.

“Në këtë kuptim na presim shumë sfida, pasi mund të trajnosh shumë operatorë turistik, por duhet një infrastrukturë kombëtarë si për sa i takon komunikimit të qendrave urbane me zonat turistike, por dhe të furnizimit të këtyre zonave me shërbimet bazë. Në këtë drejtim janë marrë masa që nga pikat e kufitare, te portet dhe aeroportet për të lehtësuar hyrjen e turistëve, pasi pritet një fluks shumë më i madh i turistëve”, tha Gjiknuri.

Ai bëri të ditur se do ka një marrëveshje me ministrinë e Brendshme për të ndaluar qarkullimin e mjeteve të tonazhit të rëndë gjatë fundjavës.

“Jemi të vetëdijshëm që dhe infrastruktura rrugore ka momente dhe zona që hasin në vështirësi sa i takon qarkullimit,, ku ka disa nyje që janë kthyer në pika të vështira trafiku dhe për këtë kemi hartuar një plan pune me Ministrin e Brendshme për të ndaluar qarkullimin e mjeteve të tonazhit të rëndë nga e premtja deri të dielë”, tha Gjiknuri.

“Furnizimi me energji elektrike do të jetë maksimal. Për këtë janë bërë investime të shumta në të gjithë vendin. Në shtator nis projekti i investimit energjetik në Orikum. E njëjta gjë vlen dhe për Himarën, ku do të hyjë dhe nënstacioni i ri elektrik. Nga ana tjetër janë shtuar grupet e punës për të qenë në gatishmëri për të ndërhyrë për çdo problem që mund të ketë gjatë periudhës korrik gusht pasi dhe konsumi energjisë pritet të rritet”.

“Bregdetin e kemi të pastër, në shumë qytete janë bërë investime, vitin e ardhshëm do të ketë investim të madh në Himarë. Orikumi e Vlora e kanë impiantin e trajtimit të ujërave të ndotura. Furnizimi me uji të pijshëm parashikohet të jetë i mirë, vijoi ministri Gjiknuri./lexo.al

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com