Dy futbollistët shqiptarë, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri bën simbolin e shqiponjës në fitoren që kombëtarja helvete arriti kundër Serbisë 5 ditë më parë, ku dhe u dënuan me gjobë nga organi më i lartë i futbollit, FIFA. Por gjestit të tyre i është bashkuar edhe ish-Presidenti kroat, Stipe Mesiç. Ai ashtu si dy futbollistët ka bërë me duar simbolin e shqiponjës.
Kjo gjë ka sjellë edhe irritimin e presidentit serb, Aleksandar Vuçiç.
“Është e vërtetë, ata të gjithë bashkohen në urrejtje, por gjithsesi unë nuk kam nevojë t’i përgjigjem kësaj.Veprimet e tyre flasin për ta e jo për ne, ne duhet të shohim se si të shkojmë përpara, të zhvillohemi. Urrejtja vret atë që urren, jo atë që është objekt i urrejtjes”, u shpreh Vuçiç.
E jo vetëm ai ishte i prekur nga ky veprim i Stipe Mesiç. Mediat serbe dje gjatë gjithë ditës e kanë shprëndarë fotografinë ku shihet ish-presidenti kroat që bën shqiponën me duar.