Loading...

Frika pushton gjykatat e Shkodrës, çfarë pritet të ndodhë

Pas Tiranës, Vettingu rrezikon të zhysë në kolaps gjykatat e Shkodres. Shumë shpejt pritet që pjesa më e madhe e trupës së gjyqtarëve të veriut të kalojnë në sitën e verifikimit të pasurisë, por të dhënat e para nuk janë aspak shpresëdhënese për pjesën më të madhe të tyre.

Nga verifikimet paraprake të deklarimit të pasurisë që ndër vite kanë bërë gjyqtarët, burime nga komisionet e verifikimit, thonë se ata nuk arrijnë të justifikojnë pasurinë e vënë.

Gjithashtu thuhet se një pjese e gjyqtareve të frikësuar nga sinjalet e para të reformës në drejtësi, nisën kalimet e një pjesë të pasurisë tek të afërmit e tyre, apo duke bërë zevendesime të automjeteve në përdorim, për të cilat komisionet po kryejnë verifikime paraprake, për të hetuar në detaje cdo lëvizje.

Përpara komisionit gjyqtarët vetë, ose përmes avokatit që i përfaqëson duhet të mbrojnë cdo qindarkë të pasurisë së vënë, nga ata vetë, ose familjarët e tyre, pasi në të kundërt, një dyshim i vogël, mund t’i përjashtojë ata për të qënë pjesë e drejtësisë së re.

Se sa do t’ia arrijnë përfaqësuesit e sistemit të drejtësisë në Shkoder, kjo mbetet për tu parë, por sinjalet nuk janë aspak pozitive dhe frika e një “termeti” të tillë po ndjehet edhe nga ata vetë, ku gjatë bisedave të ngushta nuk hezitojnë ta shprehin. Përjashtimi i parë ishte ai i prokurorës së Apelit, Besa Nikëhasani, e që duket se nuk do të jetë e vetmja, pasi të paktën edhe 4 emra të tjerë janë në pikëpyetje nga radhët e drejtësisë në Shkoder./ShkodraNews

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com