Ndërron jetën në spital autori i krimit në ‘Don Boskos’ 31-vjeçari Xhafer Mata, pasi kishte marrë dëmtim të fortë të trurit. Ai qëlloi vajzën 19-vjeçare, e cila ndërroi jetën menjëherë në vendngjarje.
Më pas ai qëlloi veten në kokë me armën e zjarrit, ku është dërguar menjëherë për në spital dhe nga dëmtimi i rëndë që kishte marrë ndërroi jetë Xhafer Mata.
Dyshohet se të rinjtë kanë pasur një lidhje intime mes tyre dhe mbas sherrit që ka ndodhur mes tyre sot në mengjes, i riu ka qëlluar, ku më pas ka shpërthyer në lot dhe është larguar nga aty për t’i dhënë fund edhe jetës së tij.