Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier ku një fëmijë është aksidentuar ndërkohë drejtuesi i mjetit është larguar me shpejtësi nga vendngjarja pa i ardhur në ndihmë.
Ngjarja ka ndodhur pranë një qendre tregtare ndërkohë 12-vjeçari me inicialet K.L. ka marrë disa dëmtime.
Ai është transportuar në spital dhe raportohet se pas marrjes së ndihmës mjekësore gjendja e tij shëndetësore është e mirë.
Ndërkohë, policia nuk ka identifikuar ende mjetin dhe drejtuesin që ka shkaktuar aksidentin.
Hetimet janë ende në vijim dhe pritet kqyrja e kamerave të sigurisë në zonë.