Loading...

Festonte fitoren e Zvicrës, serbët i ngulin thikën shqiptarit

Fitorja e Zvicrës ndaj Serbisë, me dy golat e realizuar nga futbollistët shqiptarë, ka gëzuar zemrat e të gjithë patriotëve anembanë botës.

Festa ka shpërthyer dhe rrugët janë pushtuar nga zemrat që gufonin plotë krenari, por në zemër të Zvicrës, në qytetin e Baselit, një shqiptar është qëlluar me thikë nga 3-4 tifozë serbë.

Shqiptari ishte duke festuar me flamurin kuq e zi, kur është sulmuar nga tifozët, të cilët, pasi i kanë marrë dhe grisur flamurin, nuk kanë nguruar as ta qëllonin.

I riu u dërgua në spital nga një shok i tij dhe është pa probleme për jetën.

Policia ka nisur hetimet dhe po kërkon personat që e kanë sulmuar./njekomb

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com