Loading...

Femijeve … Nga Genc Demiraj

Nga Genc Demiraj

Femijeve…

Duam qe vetem per nje cast te mbetemi larg te zakonshmes monotoni dhe rutine qe dita na rremben  dhe na dengdis ne binjaket dite pasardhese. Te shpetojme nga te tmerrshmet lajme, kronika dhe politike… Dhe te kthejme “syte e mendjes” tek embelsia dhe kuptimi i jetes…tek femijet…
…”Ne jemi gjelberimi i mamit dhe i babit “…te thone ata nen tingujt e kenges… Jeni gezimi dhe pasuria e jone, i pergjigjet cdo prind femijes se tij… Jeni gjithesia, lumturia, dashuria qe nuk shprehet dot…Jeni krijesa me e bukur ne bote…
Perballe femijes, gjithekush merr frymezim, lodron, kendon dhe me ta gjen qetesine…Harron stresin, brengat dhe trishtimin, postin, profesionin dhe burr’nimin. Ja pra, pse ne duam qe per nje cast te vetem sot, te harrojme gjithshka qe ne te zakonshmen dite bejme. Te zbresim njeheresh shume vite, nga prinder ne shoke, dhe si bashkemoshatare me ta te luajme… Te kendojme duet, trio a kuartet, me tra la la a hopa hopa, pune e madhe se edhe te stonuar…Pastaj valles t’ja hedhim te gjithe, te hargalisur dhe kapur per duar. Te shtrihemi me ta sheshit pa teklif. Te hidhemi e perdridhemi, te rrokemi acik, pa patur as ndroje, turp a namuz…
…Eh sikur per nje cast te behemi si femijet, nuk ka me bukur…Ne djall le te veje e merzitshmja rutine, ne djall dhe me tej dhe politika e madhe… Te flakesh tej cdo karriere dhe ofiq, pa lene menjane gjithe partite me partiaket e lige…
..Sepse femija eshte celesi i gjithshkaje, qe te hap pa ngurim madheshtine e jetes, qe nga hyjnia si hyjni ka marre bekimin dhe emrit prind i ka dhene kuptimin. Femija eshte paqja me e bukur ne bote, qe gjithe armiqsite i ka fshire me nje guisje, qe zjarret e luftrave i ka shuar ne cast, pa “gek dhe mek” u ka dhene vec bitisje…
…Ndaj sot per nje cast, me plot deshire ne harruam te tmerrshmet lajme, kronika dhe politike…per t’ju kushtuar ne keto pak rreshta embelsise se femijeve…Megjithese sot eshte festa e tyre, gezimet ata duhet ti kene perdite…

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com