Loading...

FBI mbyll hetimin e lobimit të PD me para ruse në SHBA, gati rezultati. Shqetësim për stopimin e hetimit të Bashës në Shqipëri, frikë nga ndikimi rus

Organet ligjzbatuese amerikane e kanë mbyllur hetimin për lobimin e kryetarit të PD Lulzim Basha me para ruse në SHBA dhe pritet të nxjerrin shumë shpejt rezultatin.

Burimet nga përfaqësues të FBI në Shqipëri bëjnë me dije se hetimi ka përfunduar pasi janë pyetur të gjithë aktorët dhe faktorët që mendohen si të dyshuar në këtë proces dhe pritet vetëm rezultati që do të bëhet i ditur shumë shpejt.

Madje saktësohet nga FBI se ky rezultat do të vihet në dizpozicion dhe të Prokurorisë Shqiptare, pavarësisht se herë pas here referuar dhe letërporosive që organi shqiptar i akuzës ka dërguar në drejtim të SHBA për këtë qëllim, janë kaluar të dhëna nga ky hetim dhe në Shqpëri për t’i përdorur për hetimin e filluar.

Njëherësh shprehet dhe shqetësimi për stopimin e këtij procesi hetimi nga ana e Prokurorisë Shqiptare, ndonëse rezultatet paraprake të hetimit të FBI në SHBA që kanë ardhur në Shqipëri dhe dokumentacioni i marrë në KQZ nga organet ligjzbatuese shqiptare dhe të ballafaquar me njëri tjetrin nxjerrin në pah shkeljen e ligjit shqiptar nga ana e Bashës dhe PD.

FBI hetoi lobistin e zgjedhur nga PD-ja, Nik Muzin pas investigimit të revistës amerikane Mother Johnes kohë më parë.

Kjo revistë publikoi artikullin ku sipas saj ka gjetur lidhje ruse në paratë e mbërritura në SHBA.
Kjo do të thotë që FBI ka pyetur dhe dokumentuar të gjithë këtë histori lobimi. Por edhe prokuroria shqiptare ka nisur hetimin kryesisht pas shkrimit.

Të dy hetimet zhvillohen në rrugë të ndryshme: FBI shikon nese është shkelur ligji amerikan,
ndërsa prokuroria nese është shkelur ligji shqiptar.

Ligji amerikan e ka të ndaluar ndërhyrjen e parave ruse në lobimin brenda politikës së SHBA. Kurse ligji shqiptar ndalon një parti politike që të harxhojë fonde në zgjedhje pa i deklaruar ato.

Prokuroria e Tiranës në kuadër të hetimeve për kontratat e lobimit të PD, ka dërguar letër porosi dhe në Mbretërinë e Bashkuar.

Mësohet se ky veprim i Prokurorisë ka ardhur pasi kompania që dyshohet se ka lobuar për PD-në në SHBA, është e regjistruar në këtë vend.

Më parë siç theksuam Prokuroria ka dërguar dhe letërporosi në SHBA, por kompania “Biniata” ka pasur aktivitetin e saj në Skoci. Prokuroria dërgoi letërporosi në SHBA për Nick Muzin.

Por PD po hetohet për kontrata lobimi me kompania të huaj të cilat dyshohet të jene të lidhura me oligarkë rusë të cilat i mundësuan Bashës foton me Trump gjatë vizitës së tij vitin e kaluar.

Çështja e lobimit të PD, u bë publike pas një investigimi nga revista Amerikane “Mother Jones”, e cila hodhi dyshime për lobime me oligarkë rusë.

Revista amerikane Mother Jones, në artikullin e titulluar: Kush e paguan Bcuk McKeon-in në favor të një partie shqiptare, përmend veprimet misterioze të kompanive “offshore” në favor të Lëvizjes Socialist për Integrim. E njëjta revistë, pak kohë më parë botoi një raport në lidhje me lobimin e Partisë Demokratike në SHBA.

“Vitin e kaluar, Hoëard “Buck” McKeon, një ish kongresmen republikan që kryesonte Komisionin e Shërbimeve të Armatosura në Dhomën e Përfaqësuesve, u pagua për të lobuar në favor të një partie politike shqiptare që donte të lidhej me administratën e presidentit Trump dhe republikanët e kongresit.

Por shumica e shërbimeve të firmës mbulohej financiarisht nga një kompani “guaskë” qipriote, Dorelita Limited. Mbulimi nëpërmjet firmës ishte krijuar nga një avokat qipriot, i specializuar në krijimin e korporatave “offshore” dhe që kishte bashkëpunuar me kompani të lidhura me oligarkë rusë.

Megjithatë, kompania “shell” tani kontrollohet (të paktën në letër) nga një avokat me bazë në Athinë, i cili ka qenë këshilltar i një miliarderi grek shumë të debatueshëm. Burimi i parave që kalonin nga Dorelita te grupi McKeon, firma lobuese e krijuar nga McKeon në vitin 2015, pasi la Kongresin, mbetet e mjegullt. Në fakt, ky mund të jetë gjithë qëllimi.

Këto manovrime ngrenë pyetje se kush ka paguar për lobimin në Amerikë në favor të një partie të vogël shqiptare, fuqi e tretë, LSI, para zgjedhjeve të vitit të shkuar. Marrëveshja misterioze ofron një tjetër shembull të interesave të dyshimta që shfrytëzojnë kompani “offshore” të cilat përdorin sistemin politik të SHBA-ve për të ndikuar politikën në Ballkan.

Mother Jones raportoi se Nicolas Muzin, një ish ndihmës i Senatorit Ted Cruz, i cili kishte punuar edhe për fushatën e Donald Trumpit, ishte paguar nga një kompani “guaskë” skoceze që kishte lidhje me shtetas rusë, të cilët lobonin për opozitën në Shqipëri.

“Qëllimi kryesor i kompanive ‘guaskë’ në vende si Qiproja është që të fshehin veprimtaritë për çështje delikate”, thotë Jeffrey Winters, shkencëtar politik në Universitetin Northwestern, i cili studion rrjetet financiare dhe se si të pasurit shfrytëzojnë kompanitë “guaskë”. “Kjo marrëveshje është mbulur plot me sinjale alarmuese”, shton ai.

Por dhe gazeta më e madhe amerikane dhe një ndër më prestigjozet në botë “New York Times”, i ka kushtuar një artikull të zgjeruar lidhjeve të kryeopozitarit Lulzim Basha me Rusinë dhe përpjekjeve të tyre për të ndikuar në zgjedhjet elektorale.

Në raportin e saj media e njohur lidh drejtpërsëdrejti lobistin e Bashës me kompaninë ruse, e cila u perpoq të takonte kreun e PD-së me presidentin amerikan Donald Trump.

“Demokratët, të cilët pësuan një pengesë të madhe në zgjedhjet e qershorit, nënshkruan një kontratë me lobistin amerikan Nick Muzin, i financuar nga një kompani e lidhur me Rusinë.

Qëllimi ishte për të organizuar një takim me kreun e partisë Lulzim Basha dhe presidentit amerikan Donald Trump si dhe katër senatorë republikanë, si (mbështetje) përpara sondazheve.

Ditët para të zgjedhjeve në Shqipëri, Muzin mundi të sigurojë një vend VIP gjatë një aktiviteti bamirësie të Milwaukee.

Aktiviteti parashikonte vetëm një fotografi me Trump dhe kushtoi 20,000 dollarë (16,000 euro).
Muzin gjithashtu tha se demokratët e Shqipërisë i paguanin 500,000 dollarë (402,670 €), nëpërmjet Biniatta Trade, “vetëm disa ditë para se të realizohej fotografia e rëndësishme me Trump”, shkruan New York Times.

Shqipëria stopon hetimin, pres SPAK dhe Byronë Kombëtare të Hetimit

Prokuroria shqiptar përpos letërporosive për në SHBA dhe në Skoci ka thirrur per ti pyetur dhe numrin dy të PD sekretarin e Përgjithshëm Arben Ristani si dhe shefin e financës, Ilir Dervishi, në cilësinë e persononave që kanë dijeni.

Hetimet për çështjen në fjalë nisën kryesisht nga prokuroria muaj më parë, pas dyshimeve se Partia Demokratike kishte deklaruar në KQZ të dhëna të rreme për financimin e kontratave.

Nga verifikimet, selia blu rezulton të ketë deklaruar në KQZ, se ka paguar 125 mijë dollarë për lobim, në një kohë që kompania e Nik Muzin deklaron tri pagesa në shumën e 675 mijë dollarësh për punën e kryer për llogari të Partisë Demokratike. Konkretisht, pagesa e parë është bërë me datë 24 mars 2017 nga firma ‘Biniatta Trade LP”, me një vlerë prej 150 mijë dollarësh.

Dy pagesat e tjera janë kryer nga Partia Demokratike. E para me datë 27 mars me vlerë 25 mijë dollarë dhe pagesa e dytë prej 500 mijë dollarësh është kryer me 9 qershor. Për hedhur dritë mbi skemën e financimit, prokuroria krahas dëshmisë së shefit të financës Dervishi, përmes letërporosisë dërguar në Shtetet e Bashkuara kërkon edhe dëshminë e lobistit Nik Muzin.

Grupi i hetimit kërkon që Muzin ti përgjigjet disa pyetjeve, mes të cilave se nga kush u kontaktua jo vetëm nga selia blu për të lobuar për llogari të saj, por edhe nga kompania BINIATA dhe përse e lidh këtë tyë fundit me partinë Demokratike.

Po ndërsa prokuroria pret zbatimin e kësaj letërporosie dhe po kërkon dokumenta shtesë nga thesari e tatimet, një shkrim i fundit i revistës amerikane “Mother Johnes” është bërë shkak për debate të forta në vend.

Teksa paraqet skemën e financimit, revista nxjerr dritë edhe emrat e dy shtetasve rusë që duket se kanë rol në kontratat lobuese.

Mësohet se kompania e regjistruar në Skoci është e dyshuar si një kompani guackë, që përdoret nga parajsat fiskale për të pastruar paratë e pista.

Ambasadori Lu konfirmon lobimin me para ruse të PD dhe ndërhyrjet ruse në Shqipëri

Ambasadori Donald Lu deklaroi kohe me pare se se SHBA kanë shumë informacion për lobimin e PD me para ruse në SHBA, duke zbardhur ndoshta pa dashje dhe rezulktatin e këtij hetimi nga FBI amerikane në SHBA.
Nga ana tjetër qeveria amerikane, bazuar dhe në këto rezultate hetimit është shumë e shqetësuar për ndërhyrjet ruse në Evropë dhe investimet e tyre në Shqipëri. Kjo çështje po ndiqet nga afër nga qeveria amerikane.

“Ne, qeveria e SHBA dimë shumë për këtë çështje. Në SHBA, lobimi pranë qeverisë së SHBA është i ligjshëm, përfshi lobimin nga ente të huaja, fuqi të huaja, në këtë rast një parti politike. Por për të lobuar në Shtetet e Bashkuara në mënyrë të ligjshme, lobisti duhet të bëjë deklarime publike të kontratave, të financave dhe të aktiviteteve që ndërmerr, në këtë rast për PD.

Pra, çdo gazetar, çdo qytetar mund të hyjë në faqen e Departamentit të Drejtësisë dhe të gjejë të gjitha këto hollësi, të gjitha kontratat, dhe shifrat. Pra, dimë shumë dhe kemi ditur në fakt për gjashtë muaj se çfarë ndodh me këtë rast.

Janë dy çështje këtu. Njëra çështje është nëse janë shkelur ligje në Shtetet e Bashkuara apo në Shqipëri. Në SHBA mund ta dini se kemi ligje kundër të huajve që ofrojnë para për fushata politike.
Në Shqipëri, dimë që Luli Basha ka kërkuar nga prokuroria të hapin një hetim. Kanë hapur një hetim dhe janë në proces për t’i kërkuar SHBA, qeverisë së SHBA dhe prokurorëve të SHBA, për dokumente për këtë çështje. Pra, ka një hetim të hapur në Shqipëri.

Megjithatë, gjëja e dytë për të cilën dua të flas është çështja e Rusisë, sepse Qeveria e SHBA dhe ambasada jonë janë shumë të shqetësuara për prova në rritje të ndërhyrjes ruse në zgjedhje kudo në Europë.

Po e ndjekim çështjen nga shumë afër, nëse rusët kanë dhënë kontribute tek lobisti në emër të Partisë Demokratike dhe Luli Bashës. Nëse kjo është e vërtetë, do të ishte një përpjekje shumë serioze nga rusët për të ndërhyrë në zgjedhjet e një shteti anëtar të NATO-s”, shpreh shqetëesimin e tij ambasadori amerikan në Tiranë, në një media pak kohë më parë.

Donald Lu këmbëngul se “Kemi monitoruar atë që ndodh këtu me rusët nga shumë afër. Nuk mund të them se kemi shumë hollësi për këtë tani, por ju siguroj që ne këtë çështje e ndjekim nga shumë, shumë afër”.
Pra çështja është me shumë rëndësi për SHBA dhe qeverine amerikane, e cila shreh shqetesimin e saj per mungesen e interesit per hetim te kesaj çeshtjeje ne Shqiperi dhe nderhyrjen ruse./Pamfleti

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com