Dy persona janë konfliktuar pak minuta më parë në Belsh për një koshere bletësh, ku i plagosur rëndë ka mbetur shtetasi Adriatik Kasa. Ai ka marrë një plumb në këmbë, ndërsa është dërguar në spital dhe raportohet se ndodhet në gjendje të rëndë.
Policia ka mbërritur në vendngjarje, ka identifikuar autorin dhe është vënë në ndjekje të tij.