Loading...

Emigrantët në Itali, ministri i Brendshëm: As mos guxoni ta provoni

Ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Salvini vijon që të jetë i prerë në politikën anti-emigracion. Pas refuzimit të pranimit të një anije me mbi 600 emigrantë në bord pak ditë më parë, ai ka përsëritur sërish sot se nuk ndryshon qëndrim.

Dy anije të tjera organizatash joqeveritare me flamuj holandezë kanë mbërritur afër brigjeve libiane. Ne e dimë se Italia nuk do të jetë bashkëpunëtore në biznesin e emigrimit klandestin dhe atyre do t’u duhet që të kërkojnë porte të tjera

Italia akuzon se jo të gjitha vendet e BE e kanë zbatuar angazhimin për të marrë emigrantë nga Lindja dhe Afrika. Ai thotë se Italia nuk mund të përballojë e vetme fluksin dhe për këtë shkak ka mbyllur portet. Pak ditë më parë, pati edhe një shkëmbim deklaratash mes tij dhe Presidencës franceze.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com