Në orët e para të mëngjesit të sotëm një makinë tip “Volksëagen” është shkrumbuar nga flakët në Elbasan. Makina ishte në pronësi të një gruaje dhe mjeti i saj ishte i parkuar pranë banesës. Gjatë dëshmisë në polici, pronarja e “Volkswagenit” ka deklaruar se nuk ka konflikt me askënd, por dyshohet se ngjarja mund të jetë aksidentale.
Informacioni paraprak
Në orët e para të mëngjesit në lagjen “Brigada e 17”, Elbasan, ka rënë zjarr në mjetin tip “Volkswagen”, me targa AA 282 NE, në pronësi të shtetases M.A., banuese në lagjen “Brigada e 17”, Elbasan.
Mjeti ishte i parkuar në rrugicë para banesës së saj dhe si pasojë e flakëve mjeti është djegur pjesërisht.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor, ku nga veprimet e para dhe deklarimet e pronares e cila nuk ka donjë pretendim se mjeti mund ti jetë djegur qëllimisht, dyshohet se ngjarja është aksidentale (shkëndijë elektrike).
Vijon ende puna për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të rënies së zjarrit.