Një konflikt i çastit për motive banale mes fqinjëve për pak sa nuk u kthye në tragjedi në Elbasan.
Policia thotë se ka prangosur në kushtet e flagrancës një 31-vjeçar i cili kanosi me thikë fqinjin e tij.
Uniformat blu bëjnë me dije se në pranga është vënë shtetasi Lani Ademi, banues në lagjen “Emin Matraxhiu”.
Pas një sherri për motive të dobëta, ai ka shkuar në banesën e fqinjit me inicialet O.K., dhe e ka kanosur me thikë.
Mjeti prerës është sekuestruar nga policia në cilësinë e provës materiale.
Ndërkohë, ende nuk jepen të dhëna për motivet e konfliktit mes tyre.