Policia e Elbasanit ka arrestuar një 40 vjeçar, i cili akuzohet për vjedhje. Mësohet se i arrestuari është 40 vjeçari me iniciale A.R, banues në Peqin.
Pak kohë më parë Gjykata Perdonone në Itali kishte marrë vendimin për dënimin e të arrestuarit me 4.1 vite burg nën akuzën e ‘Vjedhjes’, ndërsa ndalimi i tij ditën e sotme është bërë me qëllim ekstradimin në shtetin fqinj.