Edi Rama pritet me protesta edhe në Vlorë, perfaqesues të PD-së ndalohen nga policia për të qënë pjesë e takimit. Sot Kryeministri Edi Rama është në Vlorë në disa takime mbi prezantimin e projekteve dhe degjese në qytet dhe PD e pret me protesta.
Aktiviste të partisë demokratike në Vlorë nuk janë lejuar të hyjnë në takimin e programuar në pallatin e sportit ndersa masa të forta sigurie dhe një kordon policie dhe të gardes nuk kanë lejuar perfaqesues të PD-se Vlorë të marrin pjesë në takim.
“Rama është peshku i madh”, “Vlora kryeqyteti i droges”, “Edi rama shiti Camerinë” janë disa nga pankartat e ngritura nga aktivistet e PD-së.
Deputetja Nada Mecorapaj, por edhe drejtues të PD-së kanë kerkuar të hyjnë dhe të jënë të pranishëm në takimin e Ramës, por nuk janë lejuar nga policia, ndersa në një moment edhe një peshk si shenje proteste ka fluturua mbi policinë, ndersa në momente të vecanta edhe pse protesta ishte paqesore, nuk ka munguar tensioni.