Shefi i ekzekutivit Edi Rama dha dje lajmin e hidhur për gjendjen e rëndë shendetesore të deputetit socialist Paulin Stërkaj.
Sterkaj aktualisht gjendet në spital, për shkak se dyshohet se ka pësuar ishemi cerebrale.
Deputeti Sterkaj aktualisht po i nënshtrohet rezonancës. Në orët në vazhdim priten informacione më të detajuara rreth gjendjes së tij shëndetësore.
“Miku ynë Paulin Sterkaj po kalon një provë të vështirë pas një befasie shëndetësore, të cilën lutemi ta përballojë si kampioni që kemi njohur gjithnjë, qysh në rininë e hershme kur ngrinte peshë zemrat e sportdashësve brenda e jashtë vendit Forca mik Jemi të gjithë me ty ”, shkroi kryeministri Rama në faqen e tij në Facebook.