Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, të cilët ia siguruan fitoren Zvicrës në ndeshjen kundër Serbisë, mund të dënohen nga FIFA.
Madje, FIFA tashmë ka nisur një procedurë kundër tyre, pas ankesave të Serbisë për kinse provokim.
Xhaka dhe Shaqiri, festuan golat e tyre kundër Serbisë duke e bërë simbolin e shqiponjës me duar, të cilën serbët po e quajnë provokim, shkruan Gazeta Express.
Mbështetje e madhe për Xhakën dhe Shaqirin është duke u bërë në rrjete sociale nga përdorues të ndryshëm anembanë botës.
Duket se me lojtarët shqiptarë janë solidarizuar edhe ushtarët zviceran. Të paktën, kështu mendohet sipas një fotografie të publikuar në rrjetin social Twitter.