Ish-lojtari i “Manchester united”, Adnan Januzaj është shpallur nga Fifa lojtari i ndeshjes së sotme pas golit spektakolar që shënoi në minutën e 51 duke e kaluar Belgjikën në epërsi ndaj Anglisë.
Mirëpo pas këtij momenti, anglezët janë çmendur pas Januzajt. Në Twitter po bëhet nami me statuse ku anglezët i kërkojnë “Manchester united” ta marrë sërish Januzajn.
“Gjithmonë më ka pëlqyer Adnan Januzaj. Lojtar jashtëzakonisht i talentuar. Jam i kënaqur që e shoh t’ja dalë mirë”, “Pse e shitëm Januzajn?”, “Riktheni Januzajn”, shkruajnë fansat e “Manchester United”.