Ramazan Sancak, nga provinca e Trabzon të Turqisë, kishte parë një gjarpër rreth dy metra në oborrin e shtëpisë së tij.
Burri e kishte vrarë menjëherë, pa e ditur se ai ishte një gjarpër i konsideruar në rrezik zhdukjeje.
Ai u shpreh për mediat:
“Isha i trembur, nuk kisha parë kurrë më parë një gjarpër kaq të madh. E vrara duke e goditur me një shkop”
Garpri i përkiste species së quajtur nepërka kaznakovi, që gjendet në Turqi, Gjeorgji e Rusi dhe zvarraniku i vrarë do të ishte më i madhi i kapur ndonjëherë më parë i këtij lloji.
Këto lloj janë shpallur si specie në rrezik zhdukjeje dhe që prej vitit 2016 janë nën mbrojtje.