Loading...

“E shkreta unë ç’më gjeti!”, gruaja e shoferit të “Toyota” ia plas në vaj në sallën e gjyqit

Dëshpëruese ka qenë pamja sot në gjykatën e Durrësit ku u caktua masa e sigurisë “arrest me burg” për 4 të arrestuarit për 3.4 milionë eurot të zbuluara në dy mjete “Toyota” në Portin e Durrësit.

Gruaja e Agim Çekës, shoferit të kamionit me të cilin po transportoheshin paratë ka shpërthyer në lot, ndërsa ka deklaruar se burri i saj nuk ka asnjë lidhje me lekët.

E panishme në gjykatë sëbashku me të bijën, sapo ka parë bashkëshortin ka filluar të qajë me dënesë, dhe është nxjerrë menjëherë jashtë.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj raportoi për “Balkanweb” se gruaja që kishte ardhur në Gjykatën e Durrësit bashkë me vajzën, është lejuar të hynte në seancë por më pas sapo ka parë të shoqin 61-vjeçar pas kafazit të xhamit është shkrehur në vaj dhe është nxjerrë jashtë.

Në videon e publikuar nga Balkan Web, dëgjohen thirrjet dëshpëruese të saj: “Burri im ka qenë i papunë. Kishte një muaj që kishte filluar. E shkreta unë ç’më gjeti! Ku do gjej para ta nxjerr nga burgu?! Burri im nuk ka lidhje me lekët. I thotë pronari ik atje, hajde këtu atë bën. Ku do vemi ne? Hajdeni shikoni shtëpinë, ne jemi copë-copë, s’kemi ça të hamë. Le të kapin ata që e kanë bërë këtë punë. Kush do ta nxjerrë tani nga burgu burrin plak. Ne s’kemi lekë të hamë bukë jo ta nxjerrim nga burgu”, tha bashkëshortja e Agim Çekës i akuzuar si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal dhe për “pastrim parash”

https://www.facebook.com/balkanwebCOM/videos/1751896294859320/?t=0

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com