Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur të premten e kësaj jave kur një grua shqiptare 58 vjeç ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë, një moment emocionues për të cilin ajo ka pritur gjithë jetën. Shqiptarja e quajtur Flora e ka lindur foshnjën në Leverkusen të Gjermanisë. Ajo ka sjellë në jetë një djalë të cilin e ka pagëzuar me emrin Florian.
Floriani ka lindur i shëndetshëm dhe peshon 3360 gramë. Flora ka pasur një shtatzëni normale, por lindja është bërë me prerje çezariane për të mos rrezikuar ndonjë komplikacion. “Floriani është kaq i bukur. Ai ka sytë dhe hundën time. Ai është një dhuratë, një mrekulli e vërtetë”, ka thënë babai foshnjës Sjdi, 72 vjeç.
“Kjo ishte një eksperiencë emocionuese për mua. Ne kemi raste të ndryshme, por një shtatzëni në moshën 58-vjeçare është shumë e veçantë”, është shprehur mjekja gjinekologe që ka asistuar në lindjen e Florës.