Loading...

E bujshme nga Italia!30 milionë euro për Strakoshën, ekipi gjerman e do me patjetër

Portieri i Kombëtares Shqiptare, Thomas Strakosha, është vënë në shënjestrën e shumë klubeve në këtë merkato vere. “Gardiani” shqiptar ka marrë së fundmi ofertën e fundit që ka mbërritur në klubin e Lazios me presidentin Claudio Lotito dhe Drejtorin Sportiv, Igli Tare që po e mendojnë seriozisht.

Ekipi gjerman i Bayer Leverkusen ka ofruar 30 milionë euro për portierin shqiptar. Ekipi gjerman mund të humbasë shërbimet e portierit Leno dhe kanë menduar portierin shqiptar si personin ideal për ta zëvendësuar. Në kushte të tilla, Lazio mund të përfitojë shumë me shitjen e Strakoshës dhe mund të “sistemohet” duke gjetur ndonjë portier tjetër brenda Italisë.

Dëshira e portierit shqiptar është që të mos lëvizë nga skuadra italiane, pasi niveli i Lazios dhe Bayer Leverkusenit është thuajse i njëjtë vetëm nëse ndryshojnë ndjeshëm kushtet ekonomike të portierit. Të shohim dhe të presim se si do të jetë e ardhmja e portierit Strakosha.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com