Dy imamët shqiptar, Elvis Naçi nga Tirana dhe Halil Kastrati nga Prizreni, kontribuuan jashtëzakonisht shumë për familjet skamnore me rastin e Muajit të Shenjtë të Ramazanit.
Kastrati, me ndihmën e donatorëve, arriti që për kohë të shkurtër t’i fus në shtëpi/banesa të reja mbi 30 familje.
Derisa hoxha nga Shqipëria shpërndau me qindra, mijëra pako ushqimore për familjet anekënd trojeve tona shqiptare, shkruan Indeksonline.