Loading...

Duka zbulon 4 arsyet se pse votoi Marokun, a ju bindi?

Voto e Shqipërisë për Marokun në kongresin që u mbajt në FIFA na habiti të gjithëve, por kreu i FSHF-së, Armando Duka, dha arsyetimin e tij se pse votoi shtetin afrikan. Ky i fundit renditi 4 arsye se pse votoi Marokun në një prononcim për “Sporti sipas Bakut”.

“Po! Marokun kam votuar! Dhe ky është një votim sportiv e jo politik. Dua të ju tregoj se pse e zgjodhe dhe të rendis 4 arsyet e mia:  1. E kam votuar për të ndihmuar zhvillimin e futbollit në Afrikë. Më thoni, një skuadër në Europë që s’ka një afrikan, qoftë dhe në Shqipëri. Atëherë ne vetëm duhet t’i marrim Afrikës?!

  1. Është i vetmi kontinent që ka organizuar vetëm një Botëror. Në një kohë që Europa ka bërë 11 të tillë.
  2. Është potencial shumë i madh futbollistik.
  3. Ndjehem maroken në shumë sjellje të tjerëve karshi nesh (me një note humori)”, – u shpreh Duka në lidhje me votimin e tij.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com