Prokuroria e Krimeve të Rënda në Tiranë, që prej një viti ka nisur hetimet në lidhje me grupinn e Met Kanannit, apo siç njihet ndryshe “baroni i drogës”.
Kanani dhe bashkëpunëtorë të tij në Shqipëri dhe në rajon dyshohet të kenë trafikuar disa ngarkesa të mëdha kanabisi drejt vendeve të Lindjes, por edhe heroinë drejt vendeve të Bashkimit Europian.
Më 12 maj 2018, u vunë në pranga 19 persona, 14 në Shqipëri dhe 5 jashtë saj, pas një operacioni të gjërë antidrogë të nisur nga Krimet e Rënda.
Gjatë një viti që kanë zgjatur hetimet për grupin e Met Kananit, janë identifikuar të paktën 10 persona që kanë punuar për të, duke trafikuar sasi të ndryshme kanabisi dhe heroine.
CNA.al ka siguruar dosjen hetimore, ku konstatohet se pas vënies në përgjim të një sërë numrash telefonik celularë, është zbuluar rrjeti i trafikantëve, skema e trafikimit të lëndëve narkotike dhe zonat ku ishin përqëndruar.
Në dosje jepen detaje se si “baroni i drogës”, Met Kanani e kalonte lëndën narkotike ngë Shqipëria në vendet e Bashkimit Evropian, nëpërmjet grupit të tij që kishte këtu.
Nga Shqipëria për në Maqedoni, droga kalonte me mushka, përmes kufirit të gjelbër, ndërsa në Maqedoni dhe konkrteisht në Strugë do të përdoreshin kamionë, për të vijuar transportin në Evropë.
Dosja hetimore
Me datë 27.02.2018 në shtetin e Maqedonisë u bë kapja në flagrancë e shtetasit Mentor Muçka, ku në makinën e tij në cilësinë e provës materiale iu sekuestrua 85 kg.lëndë narkotike kanabis sativa.
Si rezultat i pergjimeve telefonike rezulton se i hetuari Arvanit Ulndreaj me numër telefoni 0685156203 që në datë 25.02.2018 sëbashku me të hetuarin tjetër Landi me numër telefoni 0694336858 kanë shkuar në shtetin e Maqedonisë dhe sëbashku kanë organizuar punën për kalimin e lëndës narkotike nga Shqipëria drejt Maqedonisë nga ku i hetuari Arvanit Ulndreaj ka mbajtur kontakte dhe me të hetuarit apo persona të tjerë të cilët janë “Sadiku” (i hetuari Andrea Balla) me numër telefoni 0695484568, Saimir me numër telefoni 0697222020 dhe 0697505070 dhe Ladi me numër telefoni 0692197027 dhe bashkë me ta kanë bërë të mundur kalimin e lëndës narkotike me anë të transportit me kafshë në terren të vështirë.
Me qëllim identifikimin e personave të përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike Shqipëri-Maqedoni, nga Sektori per Hetimin e Narkotikëve trasmetua në kohë reale informacioni sipas të cilit rezulton se kamioni i markës “Iveco”, model Magirus me targa AA501LA dhe ADR036. ngjyrë të bardhë me drejtues mjeti shtetasin Mentor Muçka ka marrë përsipër të transportojë një sasi lënde narkotike nga Maqedonia me destinacion vendet e BE -së.
Lëndën narkotike ky shtetas do e merrte me kamion me datë 26.02.2018 në parkingun e “Bar Ambienti’, i cili ndodhet në dalje të Strugës.
Lënda narkotike do të dërgohej Shqipëria nëpërmjet kufirit të gjelbër me mushka dhe me pas do të çohej me kamion nga i hetuari Klinsi Aliaj dhe Florand Xhabej.
Transportin në brendësi të territorit të Maqedonisë e kishin marrë përsipër ta organizonin shtetasit që thërriten Arvanit, Ladi dhe “Sadiku”, Aranit Balla.
Ndërsa në rolin e ndihmësit ishte Orges Islami, i cili kishte lidhje shoqërore me Klinsi Aliaj, Alfred Shabanin dhe Arvanit Ulndreaj.
Nge autoritetet e antidrogës në Maqedoni është kërkuar që kamioni dhe e gjithë situata të mbahet nën kontroll me qëllim identifikimin e rolin e gjithësecilit, si dhe kapjen e sekuestrimin e lëndës narkotike.
Me datë 26.02.2018, rreth orës 07:04. i hetuari Florand Xhabej ka dalë nga Maqedonia nëpërmjet pikës së kalimit kufitar Qafë Thanë me mjetin me targa AA 187MT.
Edhe shtetasit Klinsi Aliaj dhe Arvanit Ulndreaj kanë dalë nga Maqedonia nëpërmjet të njëjtës pikë të kalimit kufitar, rreth orës 17:38 me mjetin me targë AA773011.
Me datë 25.01.2018 i hetuari Arvanit me numrin e telefonit 0685156203 ka komunikuar me një sms, me të dyshuarin Sadik (i hetuari Alfred Shabani), i cili përdor numrin e telefonit 0695484568 dhe sëbashku rreth orës 13:05 janë takuar tek lokali pranë karburant “Gega” në Tiranë.
Pas takimit me Arvanitin shtetasi i cili thërritet Sadik sëbashku me një shtetas tjetër kanë shkuar në Maqedoni dhe pas kthimit nga Maqedonia në orën 19:46, kanë komunikuar në telefon me njëri- tjetrin.
Sadiku i thotë “se ishim në në Strugë, po s’na mbaroi punë”.
I hetuari Arvanit thotë se, “po mua më tha se mbas orës 7 le të vijë”.
Stetasi i cili thërritet Sadik (i hetuari Alfred Shabani) i thotë se, “folëm në telefon dhe më tha që kam mysafirë”. Ndërkohë që e lënë të takohen të nesërmen me njëri tjetrin.
I hetuari Orges Islami sëbashku me të hetuarin Klinsi Aliaj dyshohen se dispononin pikërisht sasinë e lëndës narkotike që u trafikua.
Kjo sasi lënde narkotike ishte e vendosur në një banesë e cila dyshohet se është në përdorim të shtetases Valbona Shabani, motra e e të hetuarit Alfred Shabani.
Md datë 24.01.2018. në orën 12:03 i hetuari Arvanit me numrin e telefonit 0685156203 ka komunikuar me shtetasin i cili thërritet “Bilo” i cili përdor numrin e telefonit 0698678486. Shtetasi i cili thërritet “Bilo” e pyet se, “kemi ndonjë gjë” dhe i hetuari Arvanit i tha se “ ..prit gomar të dali bari.. po pres… kur të dalë them.. ti çfarë, bën të mori gjë Prenga”
Bilo i thotë: “Akoma nuk më ka kthyer përgjigje, se është këto dy ditë poshtë, hajde shiko mos bëjmë ndonjj gjë shpejt e shpejt”.
Sipas Prokurorisë, e cila u referohet përgjimeve, ndërsa po bëhej gati transportimi i drogës Shqipëri-Mqedoni, në skenë del Met Kanani i cili ka biseduar në gjuhën angleze, me një shtetas të panjohur ende për organin e akuzës.
Duke përdorur përgjigjmet si prova, prokuroria ka urdhëruar arrestimin e personave që kanë kishin planifikuar të transportnin drogën Shqipëri-Maqedoni.