Loading...

“Dridhen” Lulzimi dhe Saliu, pritet hapja e dosjeve të “21 janarit” dhe “Gërdeci”

Deputetët socialistë në Komisionin e Sigurisë Kombëtare paralajmëruan ditën e djeshme hapjen e dosjeve për Bashën, Berishën dhe deputetët e tjerë të opozitës të akuzuar për afera.

“Kërcënimi” erdhi nga Pjerin Ndreu, i cili nga salla e Komisionit të Sigurisë i kujtoi Berishës, Bashës dhe Partisë Demokratike të gjitha aferat dhe standardet kriminale, sipas tij, të ndjekura prej tyre.

Edhe pse Komisioni i Sigurisë ishte mbledhur për të diskutuar për projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin “Për masat ndaj dhunës dhe marrëdhëniet familjare””, debatet e forta mes opozitës dhe mazhorancës nuk munguan. Ishin deputetët demokratë, Myslim Murrizi dhe Xhemal Gjunkshi ata që e larguan vëmendjen nga diskutimi për rendin e ditës për tu fokusuar tek kauza e tyre opozitare.

“Në këto 5 vite policia ka qenë e angazhuar me një axhendë tjetër. Fakti që brenda 5 viteve në mazhorancën tuaj kemi parë në krye të policisë dy ministra të Brendshëm, jo rastësisht se këto nuk janë zgjedhur me goglat e telebingos, por janë zgjedhur të piketuar. I pari ishte kampioni, i dyti që zëvendësoi kampionin kanë qenë strategji e mazhorancës tuaj që në krye të këtij institucioni prej 14 mijë trupash që duhet të luftonin dhunën, krimin dhe trafiqet, ishte pjesë e bandave që kontrollonin trafikun. Nuk besoj që do të ketë kredibilitet kjo polici me këtë ministër që t’i ofrojë mbrojtje atyre zonjave që mund të jenë dhunuar edhe nga një përdorues droge. Këtu mungon vullneti për të zbatuar ligjet, nuk mungojnë ligjet”, tha demokrati Murrizi.

Sipas tij, ligjet në vendin tonë nuk mund të zbatohen nga ata që i kap vetë ligji, qoftë penal, qoftë moral.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com