Mëngjesin e sotëm një krim i rëndë tronditi Memaliajn ku 65 vjeçari Ferik Myrtaj goditi me sqepar në kokë gruan e tij duke i shkaktuar plagë të shumta.
Gruaja ka folur nga spitali ku tregoi tmerrin e përjetuar.
Ajo thotë se nuk di nëse duhet ta lerë në burg.
“Ai kishte pirë. Më kanë shpëtuar kalimtarët. Kisha frikë. Ju luta që të mos më qëllonte. Kam 3 vajza dhe ato më thanë se ai është penduar. Jam konfuze, akoma nuk di se si të veproj ta fal apo ta lë në burg. Kam frikë se do më vrasë,” tha Antoneta.
Policia njofton:
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në banesën e tij, për motive të dobëta, ka goditur disa herë me sende të forta (sqepar) në kokë e trup bashkëshorten e tij shtetasen A.M, 57 vjeçe, banuese në Memaliaj.
Shtetasja ndodhet e shtruar në Spitalin Rajonal “Omer Nishani” Gjirokastër, jashtë rezikut për jetën.
Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shakllës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme për veprën penale të parashikuar nga neni 88 i Kodit Penal.(TemA)