Një 25-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Gjirokastrës.
Ai u ka premtuar dy shtetasve të huaj nga vendet e treta, se do ti transportonte në Tiranë me automjetin e tij kundrejt një fitimi prej 100 Eurosh secilit, por ka përfituar me anë të mashtrimit një sasi të hollash.
Laeri ZIzi është emri i 25 vjeçrit, banues në fshatin Tërbuq, Gjirokastër, pasi i’u ka marrë paraprakisht 100 Euro i ka zbritur nga automjeti në afërsi të “Urës së Subashit” ku janë gjetur e shoqëruar pranë DRKM Gjirokastër nga shërbimet e Policisë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti tip “Seat Ibiza”.
Materialet në ngarkim të këtij shtetasi do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.