Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia Rrugore kanë bërë me dije se ndërhyrjet në segmentin Vorë-Maminas do të përfundojnë brenda ditës së premte, datë 15 qershor, ora 12:00.
Sipas ARRSH, me synim lehtësimin e lëvizjes së pushuesve që frekuentojnë plazhet gjatë fundjavës, nga dita e Premte ora 12:00 deri mëngjesin e të Hënës ora 06:00 aksi rrugor Tiranë-Durrës do të jetë i hapur për kalimin e mjeteve në të dyja drejtimet.
Ditën e Hënë ora 06:00 do të mbyllet segmenti Maminas-Sukth ku do vazhdojë ndërhyrja. ARRSH dhe Policia Rrugore bëjnë me dije se do informojnë gjatë ditës së Dielë për orientimin e trafikut gjatë kësaj ndërhyrjeje.