Loading...

Dhunonte bashkëjetuesen, denoncimi i saj zbulon të fshehtën e 36-vjeçarit

Në Elbasan një 36 vjeçar ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkejetueses. Gjithashtu ai nëpërmjet shpërdorimit të besimit ka mashtruar dy persona duke u marrë lekë me premtimin se do ti ndihmonte për tu punësuar.

Policia e Elbasanit e arrestoi sot të akuzuarin për dhunë në familje dhe mashtrim. Burime nga uniformat blu bëjnë me dije se i arrestuari është Burim Pushkolli, 36 vjeç,  banues në Vushtri, Kosovë.

Nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se shtetasi Burim Pushkolli nëpërmjet shpërdorimit të besimit i ka marë një sasi prej 100.000 mjë lek shtetasit F.M. 47 vjeç banues në Elbasan duke i premtuar se do e ndihmonte të regjistronte djalin në Akademin e Sigurisë në Tiranë.

“Arrestimi i tij  u krye sepse ndaj tij ka bërë kallzim penal shtetasja  S.P 39 vjeçe banuese Elbasan, se shtetasi Burim Pushkolli ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike në mënyrë të vazhdusheme ndaj saj, pasi kjo bashkëjetonte me këtë shtetas.

Gjithashtu rezulton se shtetasi i mësiperm i ka marrë duke shpërdoruar besimin një sasi prej 50.000 mijë lekesh edhe shtetasit N.L.32 vjeç banues në Elbasan  të cilit i ka premtuar se do e fuste në punë në Aeroportin  “Nënë Tereza” në Tiranë.

Nga verifikimet e bëra me  Policinë e Kosovës,  ka rezultuar se për këtë shtetas ka urdhër arresti për tre vepra penale për mashtrim.

Nga ana jonë është komunikuar me Zyren Interpol Tirana pr kryerjen e verifikimev të mëtejshme për këtë shtetas.

Matrialet hetimore që bëjë fjalë për veprën penale të “Dhunës në Familje” dhe “Mashtrimit” parashikuar nga neni 130/a dhe 143 i k. penal do ti kalojë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan”, njofton policia.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com