Shkëlzen Qordja, ky është identiteti i gardistit i cili është gjendur i vdekur me plumb në kokë në garazhin e gardës së Republikës. Nga verifikimet paraprake rezulton se Qordja ishte pezulluar nga detyra para dy ditësh. Ai shërbente si shofer në Ministrinë e Brendshme. Trupi i pajetë është gjetur nga kolegët e tij në garazhin e gardës, Brenda në makinë.
Në makinën e gardistit Qordja është gjetur një armë e llojit pistoletë. Dyshimet e para flasin për një vetëvrasje të mundshme të gardistit por theksojmë se një gjë e tillë nuk është konfirmuar zyrtarisht. Në vendngjarje ka mbërritur Prokurori Albert Demirneli.