Loading...

Detaje të reja për vrasjen në Kurbin. Mësojeni përse ndodhi krimi i rëndë

Detaje të reja janë zbardhur për vrasjen e ndodhur sot në mëngjes në Kurbin, ku bashkëshortja Vjoleta Donaj vrau bashkëshortin Kujtim Donaj. Mësohet se ata ishin tregtar në tregun e Milotit, vend ku ndodhi dhe ngjarja, dhe çifti kishte debatuar para aktit të rëndë. Bëhet me dije se çifti Donaj punonin si tregtarë në tregun e Milotit.

Ata ishin prindër të dy fëmijëve të mitur. Njëri nga fëmijët është 14 vjeç. Janë shoqëruar disa persona në Polici, të cilët mund të hedhin më shumë dritë për këtë ngjarje, pasi sipas informacioneve ngjarjen e kanë parë shumë njerëz. “Janë dëgjuar 4 të shtëna. Burri ka ardhur me fugon, gruaja ka ardhur me makinë”, ka thënë një prej dëshmitarëve.

Por sipas News 24, vrasja mund të ketë ndodhur për arsye xhelozie, pasi gruaja dyshonte tek një tradhëti e mundshme e burrit të saj. Kjo dyshohet nga hetimet dhe informacionet e deritanishme se mund të jetë dhe shkaku i këtij krimi të rëndë.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com