Pas 65 vjetësh, ngjarja e dytë me polakë në këtë zonë
Lajmi policor, që njoftonte kapjen e grabitësit të turistëve polakë në Krahës të Memaliajt, ka vënë në siklet deputetin socialist Alket Hyseni të Sarandës, ose “Ketin e pronave”, siç e quajnë në jug, meqë ka qenë kreu i “Taskë Forcës së Pronave” në bregdetin e Vlorës.
Sikletin “deputet Ketit” ia ka krijuar kushëriri i tij i parë B. Hyseni, personi i arrestuar nga Policia e Memaliajt, si grabitës i dy turistëve polakë, të cilët kishin ndaluar për pak minuta pushim në fshatin Krahës, ndërkohë që “kushua” i deputetit kishte “vizituar” motorrin e tyre dhe u kishte përlarë dokumente e kartë-monedha, por që pas 1 ore u zbulua nga policia.
Edhe pse kushëriri deputet ka qenë me ngarkesë punësh në senacë parlamentare, “fisi” nga Krahësi i ka telefonuar për ta “mbyllur këtë hall”, por ai nuk ka ndërhyrë sepse policia e publikoi shumë shpejt, plus që deputeti po merret edhe me një hall tjetër më i madh, që ka zënë me djalin e dajos së tij Shemen, Drejtor Ujësjellësi në Sarandë.
Ky është incidenti i dytë që ndodh me shtetas polakë në Memaliaj, mbasi 65 vite më parë është mbytur në Vjosë, një inxhiner polak që kishte ardhur si specialist miniere, madje shkëmbi nga është zhytur me kokë në lum inxhineri, quhet “Shkëmbi Polakut”./Pamfleti