Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, kreu i grupit Parlamentar të Partisë Socialiste ka thënë se Lulzim Basha po keqpëdor të rinjtë e FRPD-së. Sipas tij e vëreteta e përgjimit të Babales do të dalë brenda pak ditësh dhe prandaj Basha është zhdukur.
Postimi i plotë i Taulant Ballës në Facebook:
“Ku është zhdukur babalekryetari e Partisë Babalokratike?
Pse i keqpërdori dje të rinjtë e FRPD Lulzim Basha pa ju treguar të vërtetën për Babalen dhe babalepërgjimin?
Sepse Lulzimi e di të vërtetën.
Edhe pak ditë dhe shqiptarët do të dëgjojnë të vërtetën babalepërgjimit”,– shkruan Balla.