E vështirë është të gjesh një familje në vendin tonë, e cila nuk e ka të paktën një pako me vezë në shtëpi. Ngrënia e dy vezëve çdo mëngjes është një mënyrë e mirë për të nisur ditën. Jo vetëm për shkak të shijes së tyre, por edhe për një numër të madh përfitimesh .Çfarë përmbajnë vezët?
Vitaminat A, D dhe E si dhe B12, riboflavinë dhe folate. Gjithashtu ka minerale si jodi, hekuri, kalciumi, zinku dhe seleni.
Vezët dhe kolesteroli
Ndoshta keni dëgjuar se vezët mund t’ju bëjnë dëm për shkak të kolesterolit që përmbajnë. Kjo është e gabuar, Vezët kanë kolesterol, por ai nuk është i dëmshëm dhe nuk përfshihet në qatë lloj kolesteroli që ndikon negativisht në gjak. Nuk keni pse të shqetësoheni për kolesterolin që përmbajnë vezët, ndaj konsumojini ato.
11 përfitime shëndetësore nga vezët:
Humbni peshë
Studimet tregojnë se një mëngjes i pasur me proteina ju ndihmon të humbni peshë. Sipas kërkimeve, një dietë me pak kalori, e kombinuar me një dozë vezësh për mëngjes, ju ndihmon të humbni peshë dy herë më shpejt.
Vezët ju ndihmojnë të forconi sistemin imunitar
Duke qenë se tashmë po dalim edhe nga muajt e dimrit, shumë prej jush mund të kenë një sistem imunitar të dobët, për shkak të gripit apo virozave të tjera që mund të keni kaluar. Vezët ju ndihmojnë në forcimin e sistemit imunitar. Studimet tregojnë se dy vezë në dtë mund t’ju mbrojnë nga infeksionet, viruset dhe sëmundjet e përgjithshme.
Përmirëson kujtesën
Keni dëgjuar ndonjëherë për aminoacidet dhe kolinën? Ato ndikojnë në sinjalet nervore për të mbajtur mend gjërat e vogla nga dita në ditë. Sipas disa kërkimeve, suplemente të veçanta të kloinës mund të përmirësojnë kujtesën.
Ndihmojnë me shikimin
Luteina ndihmon sytë të kenë shikim të qartë dhe të pastër. Sipas kërkimeve të ndryshme, vezët e pulës janë të pasura me luteinë, e cila ndihmon edhe retinën të mos dëmtohet.
Kundër depresionit
Vitamina D është e vështirë të merret në dimër, e cila duket se fshihet me diellin. Vezët mund t’ju vijnë në ndihmë pasi janë të pasura me vitaminën D, e cila ndihmon në luftën kundër depresionit.
Forcon skeletin
Kur hani vezë, pasuroheni me kalcium, i cili është i rëndësishëm për forcimin e kockave dhe skeletit. Gjithashtu lufton osetoporozën.
Të mira gjakun
Vezët janë të pasura me folate, e cila është një lloj vitamine B, e nevojshme për formimin e qelizave të kuqe të gjakut. Njerëzit që kanë mungesë të folateve vuajnë nga anemia
Kundër plakjes
Përmbajnë aminoacide që ndihmojnë në rigjenerimin e qelizave, të cilat ndikojnë në rigjenerimin e lëkurës dhe në pamjen tuaj të jashtme.
Ndihmojnë në luftën me sëmundjet e zemrës
Studimet e kryera në një universitet në Kanada tregojnë lidhjen mes vezëve dhe reduktimit të riskut të sëmundjeve kardiovaskulare dhe disa llojeve të kancerit. Sekreti është se vezët janë të pasura me dy lloje antioksidantësh: tripotan dhe tyrosinë.
Ndërton muskujt
Veza është e pasur me proteina, e cila ndihmon në rritjen e masës muskulare.
Mbron lëkurën, flokët dhe thonjtë
Vezët përmbajnë shumë vitamina B dhe acide yndyrore omega 3. Këto ju ndihmojnë të mbani lëkurën, flokët dhe thonjtë e shëndetshë