Drejtuesit hapin “thesin” e shtetit, para se të nisen për pushime
Afrimi i lejeve vjetore-pushuese për drejtuesit e institucioneve dhe shërbimeve publike, po shoqërohet me një “dallgë” të madhe tenderësh, që këto ditë vazhdojnë të sajohen shpallen e zhvillohen me shpejtësi të rrufeshme, sikur shitjet, blerjet, qiratë dhe investimet janë “nevoja emergjente”.
Sipas një investigimi që ka bërë “PAMFLETI”, nga verifikimi i njoftimeve të shpallura nga institucionet dhe entet shtetërore në “Buletini Prokurimeve Publike”, që varet direkt nga kryeministri dhe e ka zyrën ngjitur me zyrën e tij, rezulton se drejtuesit shtetëror kanë nisur ofensivën e pafrenueshme të zhvillimit të tenderëve të çdo lloji, nga investimet strtegjike, deri tek blerjet e lapsave!
Sipas të dhënave, vetëm në 4 javët e fundit 15 maj-15 qershor të këtij viti, 8724 tendera janë shpallur, kryer e janë në proces me procedura të përshpejtuara, por “çuditërisht” miratohen pa asnjë verifikim nga institucionet eprore të këtyre drejtuesve si kryeministria, ministritë, Agjencia e Prokurimit Publik (APP), Komisioni Prokurimeve Publike (KPP), drejtoritë e përgjithshme, prefekturat, këshillat e qarqeve, drejtoritë rajonale dhe Insektorati Qendror Shtetëror!
Sipas skedës së detajuar që kemi bërë për çdo lloj tenderi, del se shumica e tyre janë për rikontruksione rrugësh kombëtare, dytësore, sheshesh në qytete, fshatra, lyerje pallatesh, rkonstruksion banesash për komunitetin rom e egjiptian, blerje ilaçesh, pastrim deposh uji, vebndsoje sahatësh e riparim rrjetesh në ujësjellësa, blerje dhe financiame shërbimesh të bëra nga KESH në HEC-e, financime për jetimët dhe qendrat sociale, pasarim ujërash të zeza, transport mësuesish, blerje dru zjarri e ushqime për konvikte, ndriçim publik, kanale vaditëse, mobilim zyrash dhe blerje veturash e biletash avioni!
Evidentimi i tenderëve sipas institucioneve, ka këtë paqyrë: Në 4 javët e fundit, rezulton se 1276 janë bërë nga 9 ministri, 2490 tendera janë bërë nga 61 bashki dhe 4958 tendera janë bërë nga 118 ente shtetërore. Vlera totale e këtyre tenderëve të bërë në “sezonin e plazhit” është 129 milionë euro, që sipas zërave thuhet se 20% e vlerës së çdo tenderi, do të jepet si “thelë” për drejtuesit dhe krerët e Komisioneve të Vlerësimit të Ofertave (KVO), në pragë të nisjes së tyre me pushime verore drejt plazheve dhe qendrave turistike malore brenda e jashtë Shqipërisë./Pamfleti